75 Mall Live Search
21:52 / E Premte, 16 Dhjetor 2022 / MSH

Rikthehet Big Brother Albania VIP, kjo është data e premieres

Big Brother Albania VIP po rikthehet.

Edicioni i dytë i reality-shout më të ndjekur në Shqipëri po vjen më 24 dhjetor.

“Shtëpia më e famshme, spektakli më emocionues, karakteret më shpërthyes, personazhet më të dashur… Reality show më i ndjekur i të gjitha kohërave, eksperimenti social më i komentuar rikthehet si dhurata më e shumëpritur gjatë festave.

Nga 24 Dhjetori, në ekranin e Top Channel, “Big Brother Vip”!” thuhet në njoftimin zyrtar të emisionit.