75 Mall Live Search
11:32 / E Shtunë, 17 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Vdes në moshën 25-vjeçare futbollisti i Zvicrës

Futbolli zviceran vajton Elia Alessandrinin. Ish-reprezentuesi i të rinjve ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 25-vjeçare teksa ishte me pushime.

Mbrojtësi 25-vjeçar është stërvitur në BSC Young Boys. 

Alessandrini bëri debutimin e tij në Superligë në sezonin 2017/18 për FC Thun. 

Më pas ai kaloi në Challenge League, ku luajti gjithsej 84 ndeshje në katër vjet e gjysmë për FC Chiasso, SC Kriens – ku ai ishte gjithashtu kapiten – dhe që nga vera e kaluar për FC Stade-Lausanne-Ouchy. 

Ai ka luajtur gjithsej 20 ndeshje ndërkombëtare për ekipet kombëtare zvicerane të juniorëve nga niveli U-15 deri në U-20.