Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e Nkunku

Chelsea ka arritur marrëveshje me Leipzigun për transferimin e mesfushorit francez Christopher Nkunku.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë është nënshkruar, po ashtu edhe të gjitha dokumentet dhe kontratat, transmeton IndeksOnline.
Nkunku do të jetë futbollist i Chelseas që nga korriku i vitit 2023.
Marrëveshja është nënshkuar mes klubit londinez dhe Leipzigut në pranin e agjentit të futbollistit.
Nkunku është pjesë e Leipzigut që nga viti 2019, ndërsa këtë sezon deri më tani ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje të luajtura./IndeksOnline/