75 Mall Live Search
14:07 / E Shtunë, 17 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Scaloni para ndeshjes ndaj Francës: Do të mbetemi në histori

Nesër zhvillohet ndeshja finale e Kampionatit Botëror ”Katar 2022”.

Argjentina do të ketë përballë kampionin në fuqi, Francën, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka thënë se skuadra e tij do të mbetet në histori dhe po e shijojnë këtë moment.

“Duhet t’i shijojmë këto momente derisa të fillojë ndeshja. E gjithë kjo do të mbetet në histori.Triumfi ynë më i madh është se të gjithë ndihen pjesë e tij. Kjo është thelbësore. Franca ka një ekip që furnizon Mbappen dhe e bën atë një lojtar edhe më të mirë. Ai është një nga lojtarët e mëdhenj, është i ri dhe do të vazhdojë të përmirësohet. Ne do të tentojmë historinë, absolutisht që duam më shumë se gjithçka tjetër këtë trofe”, tha Scaloni.

Ndeshja Argjeninë – Francë do të zhvillohet në ‘Lusail Stadium’./IndeksOnline/