75 Mall Live Search
17:31 / E Shtunë, 17 Dhjetor 2022 / MSH

Qytetarët thyejnë dylbitë vezhguese mbi Istog

Dylbitë vezhguese që janë vendosur kohë më parë në “view point” në Istog, janë thyer.

Xhamat e tyre janë thyer nga disa qytetarë të papërgjegjshëm.

Në fotografinë e dërguar në Indeksonline shihet se xhamat e dylbisë janë hequr, teksa kanë mbetur vetëm disa copëza të tyre.

Këto dylbi shërbenin për të vëzhguar një pjesë panoramike mbi burimin e ujit në Istog dhe ishin një atraksion shumë i madh për turistët.