Kroacia fiton medaljen e bronztë, Maroku respektin e Botës

Kroacia ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Botës që u zhvillua në Katar.
Ballkanasit në ndeshjen për vendin e tretë kanë mposhtur Marokun me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.
Të tre golat janë shënuar në pjesën e parë.
Kroacia kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Gvardiol në minutën e shtatë.
Two goals, two headers, two minutes! What a beauty 🤘🏻🤘🏻
— Ayush (@Ayush__inc) December 17, 2022
🇭🇷 Josko Gvardiol's diving header gave #HRV the lead
🇲🇦 Achraf Dari restored parity for #MAR immediately after
An eventful start to the third place play-off!#CROMAR pic.twitter.com/sHi6QgBwmn
Maroku barazoi rezultatin vetëm dy minuta më vonë me golin e shënuar nga Dari.

Orsic shënoi golin e dytë që rezultoi si goli i fitores në minutën e 42-të.
Kjo është hera e tretë që Kroacia fiton vendin e tretë derisa katër vite më parë u shpall nënkampion i Botës. /IndeksOnline/