75 Mall Live Search
08:49 / E Diele, 18 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Këto janë tetë kombëtaret që kanë fituar deri më tani Kupën e Botës

Sot do të zhvillohet ndeshja finale e Kampionatit Botëror ”Katar 2022”.

Më fillim nga ora 16:00, në ”Lusail Iconik Stadium” do të luhet ndeshja mes Argjentinës dhe Francës, shkruan IndeksOnline.

Franca vjen në këtë ndeshje si kampion në fuqi ndërsa Argjentina e ka fituar për herë të fundit Kupën e Botës në vitin 1986.

Kupa e Botës për herë të parë u zhvillua në shtenin e Uruguait në vitin 1930, dhe që nga ajo kohë në historinë 92-vjeçare, ky është edicioni i 22-të, dhe deri më tani vetëm tetë kombëtare kanë arritur ta fitojnë këtë trofe.

Kombëtarja e Brazilit ndodhet në vendin e parë me pesë tituj ndërsa Italia dhe Gjermania kanë nga katër tituj të Kupës së Botës.

Dy finalistët e tanishëm Franca dhe Argjentina së bashku me Uruguain kanë nga dy tituj kurse Anglia dhe Spanja kanë nga një.

Kupa e Botës zhvillohet çdo katër vite dhe gjatë historisë vetëm dy herë nuk është mbajtur në vitet 1942 dhe 1946, për shkak të Luftës së Dytë Botërore./IndeksOnline/