75 Mall Live Search
11:09 / E Diele, 18 Dhjetor 2022 / LB

Kosova është më e fortë me miqtë krah saj/Osmani organizon pritje për fundvit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur këtë javë korin diplomatik në pritjen e fundvitit që ka organizuar.

Përmes një postimi në Twitter ku ka ndarë momente nga kjo pritje, Osmani ka thënë se Kosovës është më e fortë me miqtë krah saj.

“Këtë javë, në pritjen e fundvitit me korin diplomatik, kujtova ndikimin pozitiv që partneriteti ynë me aleatët kanë pasur mbi Kosovën dhe për qytetarët tanë dhe falënderova komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Osmani.