Hoxhaj pas tensioneve në Veri: Regjimi i Vuçiqit dhe grupi Wagner me luftë hibride serbo-ruse kundër Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas tensioneve të fundit në veri, duke thënë se atje sot ishin të përfshirë edhe grupi Wagner, i cili sipas tij ishte i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës.
Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës.”
Tutje, ai ka thënë se kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. “Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet.”
“Sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës. Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.