Pjesë të albumit “Bipolar” por këngët publikohen veç e veç, Tayna zbulon arsyen

Dy ditë më parë reperja e famshme Tayna, ka lansuar projektin e ri muzikor në duet me Kidda-n.
Kjo këngë është pjesë e albumit “Bipolar”, i cili po pritet me padurim nga fansat.
Për të shuar kureshtjen e dashamirëve të muzikës së saj, reperja përmes një fotografie tejet artistike shkroi se këngët e këtij albumi po publikohen një nga një për shkak se po ia kushton vëmendjen dhe kohën që e meritojnë.
Ajo gjithashtu falënderoj fansat për durimin dhe përkrahjen që ia kanë dhënë gjatë kësaj kohe.
Postimi i plotë:
“Edhe pak kange kane mbete deri ne perfundimin e albumit “Bipolar”. Deri tash jane publiku nente kange (“Heroinat”; “OFG”; “Pijetore”; “S’du me ni”; “Alpha&Omega”; “Tequila”; “Valle”; “Teket”; “Anaconda”). Kemi vendos qe krejt kangeve me jau kushtu vemendjen edhe kohen qe e meritojne, meqe secila eshte ndryshe nga tjetra, per ate arsye p’i publikoj njo nga njo dhe jo krejt menjehere. Faleminderit per durimin edhe perkrahjen qe ma keni dhene ne nderkohe. Ju dua!“, shkroi ajo./Indeksonline/