75 Mall Live Search
23:13 / E Diele, 18 Dhjetor 2022 / C E

Dani Alves s’përmbahet në rrjetet sociale: Messi, more bir k*rve…!

Dani Alves kishte ëndërr ta fitonte Kupën e Botës me Brazilin, megjithatë feston dhe suksesin e Argjentinës, edhe pse diçka e tillë është e palogjikshme për një brazilian të thjeshtë.

39-vjeçari, me gjithë polemikat që mund të krijojë qëndrimin tij, u dorëzua para madhështisë së Lionel Messit, mikut të tij, të cilit i rezervoi një mesazh plot elozhe.

Nuk më intereson çfarë më thonë. Messi, more bir kurve, ky Botëror të donte, futbolli të do dhe të gjithë ne që e duam futbollin të respektojmë dhe të përgëzojmë për këtë moment. Shijojeni me familjen tuaj dhe me ata që keni pranë. Si një brazilian dhe një amerikano-jugor e di se kjo është më shumë se të fitosh një Kupë Bote. Rroftë futbolli dhe të gjithë ata që e duan këtë sport”, shkruan Dani Alves.