75 Mall Live Search
00:00 / E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022 / AR

Catherine Zeta-Jones thotë se dashuron dikë tjetër dhe burri i saj nuk e ka problem fare

Catherine Zeta-Jones ka treguar se është dashuruar me një burrë tjetër dhe bashkëshorti Michael Douglas nuk e ka fare problem këtë fakt. Aktorja 53-vjeçare e ka bërë këtë deklaratë teksa po shihte ndeshjen finale të  Botërorit 2022.

“Ndeshja më e mirë që kam parë ndonjëherë. Shiko, unë e mbështes Paris Saint Germain, pse, nuk di ta them, e  dua frëngjishten, madje e flas atë. Por ju duhet ta kuptoni unë e dashuroj Messin…dhe më e  bukura, im shoq nuk e ka problem”, shkruan aktorja në postimin e videos ku duken lojtarët e Argjentinës teksa festojnë fitoren. Ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Catherin teksa këndon ‘ole-ole’ si një tifoze e vërtetë.