75 Mall Live Search
14:05 / E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022 / C E

Dikur ishte nga mesfushorët më të mirë në Evropë, Isco sot mbetet pa skuadër

Isco ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm te skuadra e Real Madridi duke i ndihmuar “Mbretërit” të fitojnë dy Liga të Kampionëve.

Por mesfushori, fitues i “Golden Boy” ka humbur shkëlqimin dhe nga sot është një lojtar pa skuadër, shkruan Indeksonline.

Përmes një komunikate, skuadra e Sevillës ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me futbollistin spanjoll.

Sevilla FC dhe futbollisti Isco Alarcón kanë rënë dakord për ndërprerjen e kontratës që bashkoi të dyja palët që kur, verën e kaluar, lojtari nga Málaga iu bashkua skuadrës pasi përfundoi fazën e tij në Real Madrid. Isco ka luajtur gjithsej 19 ndeshje zyrtare si bardhekuq, i ndarë në 12 ndeshje të La Liga, gjashtë në Champions League dhe një në Copa del Rey. Ai shënoi një gol kundër FC Copenhagen në kompeticionin evropian dhe dha tre asistime. Klubi dëshiron t’i urojë Iscos gjithë fat në botë në sfidat e tij të reja profesionale“, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi. /IndeksOnline/