Këto janë shtatë federatat e lincencuara nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

Ditët e fundit në Kosovë është përfolur për mos lincencimin e Federatës së Futbollit, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
IndeksOnline nga burimet e saj brenda Ministrisë, mëson se nuk është vetëm Federata e Futbollit ajo e cila nuk është lincencuar.
Deri më tani nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, janë licencuar vetëm shtatë federata nga 48 sa kanë aplikuar.
Në dokumentin që ka siguruar IndeksOnline, shihet se deri më tani janë regjistruar Federata e Ping Pongut, Hendbollit, Xhudos, Triathlonit, Mundjes, Sportit Shkollor dhe Volejbollit.

Të njejtat burime bëjnë me dije se arsyeja pse federatat tjera nuk janë lincencuar është se nuk kanë plotësuar një nga kriteret kryeaore, se nuk duhet të jenë nën hetime as federata e as kryetari i federatës./IndeksOnline/