Fitoi Kupën e Botës me Argjentinë, Di Maria merr vendim për të ardhmen

Argjentina ka arritur të shpallet Kampione e Botës për vitin 2022.
Pjesë e kombëtares ishte edhe futbollisti i Juventusit, Angel Di Maria, i cili ishte edhe njëri nga golashenuesit në finalen kundër Francës, shkruan IndeksOnline.
34 vjeçari ishte njëri nga futbollistët më të daluuar të Argjentinës në finale, ku përveç golit arriti të fitonte edhe një penallti.
Pavarësisht moshës, Di Maria e ka bërë të qartë se dëshiron të luaj ende me Argjentinën si kampion bote.
Deri më tani Di Maria ka zhvilluar 129 ndeshje me kombëtaren albiceleste, duke shënuar 28 gola./IndeksOnline/