75 Mall Live Search
15:43 / E Shtunë, 24 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Man Utd ”blindon” katër yjet e skuadrës me kontrata të reja

Skuadra angleze Manchester United, ka blinduar katër nga yjet e skuadrës duke nënshkruar kontrata të reja.

”Djajtë e Kuq” përmes një komunikate e kanë konfirmuar se futvollistët Diogo Dalot, Fred, Marcus Rashford dhe Luke Shaw, kanë rinovuar kontratët, shkruan IndeksOnline.

Rreth vazhdimit të kontratave ka folur edhe trajneri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag, duke u shprehur i lumtur.

“Po, mund ta konfirmoj dhe ne jemi të lumtur sepse skuadra po shkon në drejtimin e duhur dhe ata lojtarë kanë një kontribut masiv në atë drejtim”.

“Ne duam të zhvillohemi, duam t’i mbështesim ata lojtarë dhe duam që ata të vazhdojnë në procesin tonë. Pra, kjo është arsyeja pse kemi ardhur në këto vendime, jam i sigurt se janë vendimet e duhura. Ne duam të ndërtojmë një ekip për të ardhmen, kështu që për vite më të gjata ata lojtarë duhet të jenë pjesë e tij”, deklaroi Ten Hag.

Diogo Dalot, Fred, Marcus Rashford dhe Luke Shaw kanë vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2024./IndeksOnline/