75 Mall Live Search
22:45 / E Shtunë, 24 Dhjetor 2022 / MSH

Pamje nga vendi ku u gjet pa shenja jete një person në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Pejës.

Dyshimet e para janë se viktima është një 30 vjeçar, i cili ka rënë nga një kat i lartë i një banese.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se hetimet janë duke u kryer akoma, teksa vdekjen e viktimës e konstatoi mjeku kujdestar.

“Rreth orës 21:16, Policia është njoftuar se në rrugën “Mbreit Pirro” një person është i shtrirë. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është njoftuar edhe emergjenca e QMF-së. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente policore” deklaroi Gashi.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi ku dyshohet të ketë ndodhur incidenti.