75 Mall Live Search
08:25 / E Diele, 25 Dhjetor 2022 / MSH

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të jetë mot kryesisht i qetë me vranësira të pjesshme dhe rreze dielli.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njofitm.