75 Mall Live Search
10:04 / E Diele, 25 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Frashëri i pakënaqur me ndarjen e çmimeve nga FFK-ja

Federata e Futbollit të Kosovës, dje ka mbajtur një ceremoni ku ka shpallur Laureatët e Vitit 2022.

Përveç çmimeve individuale, FFK-ja ka shpallur edhe formacionin e vitit nga Superliga e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Portieri më i mirë i vitit u shpall Enea Koliqi i Gjilanit.

I pa kënaqur me ndarjen e çmimeve ishte portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, i cili reagoi edhe publikisht.

“Faleminderit për përkrahjen e rrejshme. Çfarë turpi pas gjithë asaj që kam bërë”, ka shkruar Frashëri./IndeksOnline/