75 Mall Live Search
08:36 / E Hënë, 26 Dhjetor 2022 / MSH

Aksident i rëndë në Novosellë të Pejës

Një aksident i rëndë ka ndodhur më herët në fshatin Novosellë të Pejës.

Indeksonline raporton se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të Policisë dhe ato të ndihmës së shpejtë.

Akoma nuk dihet se sa është numri i të lënduarve nga ky aksident, që është shoqëruar me dëme të mëdha materiale.