75 Mall Live Search
08:38 / E Hënë, 26 Dhjetor 2022 / k.v

Vetura godet motoçiklistin në Vushtrri dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Një motoçiklist i mitur, ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte goditur nga një veturë e pa njohur, transmeton IndeksOnline.

Aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:00 në rrugën “Vëllëzërit Gërvalla” në Vushtrri.

Viktima është duke u trajtuar në emergjencën e Vushtrrisë.

Rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/