75 Mall Live Search
17:34 / E Martë, 27 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Gjendet i vdekur një person në Kuçicë të Skenderajt

Sot rreth orës 13:00 është gjetur pa shenja jete një 66 vjeçar në fshatin Kuçicë të Skenderajt.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zaiti.

”Hetim i vdekjes Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në fshatin Kuqicë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 66 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha ai për IndeksOnline.