“Muaji i parë është lule”, Stresi flet për muajin e dytë brenda shtëpisë e planifikon ndryshime

Rep artisti Stresi, i cili u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova që nga nata e parë, ka shpalosur pak kalkulimet e tij lidhur me kohën që po shpenzojnë brenda.
Ai është shprehur optimist për muajin e dytë brenda këtij reality show.
“Për mua, kur të vjen muaji i dytë aty do të ndryshojë gjithçka. Unë kam thënë është lule muaji i parë”, ka thënë Stresi.