Xhuli i quan Stresin dhe Andin “fmijaqa”, thotë se “s’mund ta lëndojnë”

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura apo siç tanimë publiku po e njeh me nofkën Xhuli, duket të jetë prekur nga debati i mbrëmshëm me Stresin dhe Andin gjatë natës Prime.
Xhuli ka folur rreth shakave që ajo bën pas orës 12 në mesnatë, teksa ka shtuar se nuk e ka për qëllim që ta lëndojë askënd me ato komente që bën.
“Desha vetëm me thënë që është folur shumë për Prime të kaluar, unë nuk pata kohë të jap argumentet e mia se pse nuk mendoj si Stresi dhe Andi. Edhe hajgarët që i bëjmë mbas orës 12, normal që janë të vërteta, por nuk janë për t’i marrë seriozisht. Të gjithë folim sepse jemi të lirë, por normalisht pa e lënduar askënd”, ka thënë Xhuli.
“Po mundohem të jap maksimumin që të më kuptoni edhe pse gjuha shqipe nuk është pika ime e fortë, loja sapo ka filluar, dy ‘fmijaqa’ nuk mund të më lëndojnë”, ka shtuar ajo.