75 Mall Live Search
09:08 / E Mërkurë, 28 Dhjetor 2022 / L K

Arrestohet një person nga Gjilani, po transportonte migrantë nga Sudani dhe Siria

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një personi në Gjilan, pasi i njëjti në veturën e tij kishte shtatë persona migrantë nga Sudani dhe Siria.

I dyshuari ishte duke transportuar migrantët drejt kufirit me Serbinë.

Ndërsa, rasti është cilësuar si kontrabandim me migrantë

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij kishte pasur shtatë persona migrantë nga Sudani dhe Siria të cilët kishte qenë duke i transportuar në pjesën lindore të Kufirit me Serbinë. Pa intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa personat janë dërguar në Qendrën për migrantë në Vranidoll”, thuhet në njoftimin e PK-së.