Petar Petkoviq: SHBA-ja dhe BE-ja jep garanci për tërheqjen e serbëve nga barrikadat

Shefi i ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, theksojë se kanë marrë garancë nga SHBA-ja dhe BE për tërheqjen e serbëve nga barrikadat në veri.
“Po e shfrytëzoj mundësinë për të dhënë lajmin e mirë se kemi marrë garancë nga SHBA-ja dhe BE-ja për kërkesat e serbëve, kushtet e tyre që të tërhiqen nga barrikadat”, ka thënë Petkoviq.
Petkoviq e cilësoi si lajm të mirë ndryshimin e masës së sigurisë të Dejan Pantiqit, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
“Është një fitore e madhe, mbi të gjitha për popullin serb në Kosovë”, tha ai.