75 Mall Live Search
08:40 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / AR

Luana Vjollca “djeg” skenën e një nga clube-ve më të mëdha në Tiranë

Luana Vjollca ka performuar në një nga clubet më të mëdha të Tiranës, pas një kohe të gjatë pa dalë në skenë para publikut.

Koncerti i saj i fundit ishte në shtator, ditë kur erdhi në Shqipëri edhe artistja e njohur me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Ajo që ra në sy ishte salla e tejmbushur dhe atmosfera e ngrohtë mikpritëse, teksa ajo performoi repertorin me këngët e saj më të bukura.

Luana zakonisht nuk del shpesh para publikut për të performuar, por sa herë ndodh, salla patjetër është e mbushur me njerëz që duartrokasin suksesin e saj.

Momentet e veçanta të asaj nate, Luana i ka ndarë në instagramin e saj.