75 Mall Live Search
10:21 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / AR

The Victor vjen me këngë të re “Got U”

Artisti The Victor, i cili ka tashmë e një kohë që është pjesë e skenës muzikore vendore, ka lansuar projektin e tij më të ri “Got U”, i cili me t’u publikuar u prit mjaft mirë nga publiku duke kapur mijëra klikime.

Kjo këngë është një përzierje e disa zhanreve, e atij deep house dhe pop/dance. Një përzierje e tillë zhanresh bëri që kënga të ketë një ritëm të veçantë që prek në emocion.

Tekstin dhe vijën melodike e ka bërë vetë këngëtari.

Kënga e kaluar e The Victor  “Me Mu” është përkrahur edhe nga figura të njohura të skenës muzikore, në mesin e të cilëve ishte Altuna Sejdiu dhe Vesa Smolica.

Deri më tani The Victor në muzikën e tij ka pasur prirje të përziejë rryma të ndryshme muzikore, veçanërisht atë të viteve ’80.

Këngëtari numëron në listën e tij disa projekte, ndër të cilat janë këngët Away, Got to See, Want it, Someone you love dhe Savage.

Po ashtu, ai ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur Tuna në këngën e titulluar “Kthehna”.

Këngën e re mund ta gjeni në të gjitha platformat:

Youtube :

Follow: Instagram : The Victor  

Spotify : The Victor

TikTok : The Victor