Haradinaj: Falë SHBA-së dhe BE-së, u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit

Kyretari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklarata e përbashkët SHBA-BE është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se falë SHBA-ve dhe BE-së, u gjet sërish zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit.
Më tutje Haradinaj tha se sërish u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë.