Autoritetet rumune arrestojnë Andrew Tate, nën hetim për trafikim njerëzor

Dy vëllezërit britanikë, Andrew dhe Tristan Tate, të shënjestruar nga kërkimet e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani (DIICOT) u arrestuan të enjten, nën akuzën e rrëmbimit të dy vajzave.
Ata janë ndaluar për 24 orë, njoftojnë agjencitë vendase.
Në emër të të dyve u hap një dosje hetimi për trafikimin e qenieve njerëzore.
Tristan dhe Andrew Tate u dërguan në seancat dëgjimore në selinë e DIICOT-it të enjten, të dyshuar për formimin e një grupi të organizuar kriminal që përdorte vajza për video të të rriturve, sipas informacioneve të “Libertatea-s”.
BREAKING: Andrew Tate and his brother Tristan have been arrested in Romania in human trafficking probe
— 🅹🅾️🅴🆈աrecκ ☭ (@joeywreck) December 29, 2022
This is not a joke. pic.twitter.com/9NoRbFv6RW
Sipas “Antena 3”, autoritetet kontrolluan edhe një ish-police, e dyshuar si e përfshirë në çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore. Gruaja u mor në pyetje së bashku me vëllezërit Tate.
Në muajin prill, dy vajza të reja, njëra prej të cilave me nënshtetësi amerikane, u gjetën në një vilë në Voluntari nga policia dhe prokurorët.
Gratë pretenduan se ishin mbajtur me forcë nga dy vëllezërit britanikë.
Më 11 prill, Tristan dhe Andrew Tate u morën në pyetje për pesë orë në DIICOT, më pas u liruan por hetimet vazhduan.
Tristan dhe Andrew Tate janë shtetas britanikë, praktikues të kickboksit, të cilët u transferuan në Rumani disa vite më parë.
Milioneri Tristan Tate njihet si ish-kampion i kikboksit dhe ish i dashuri i Bianca Dragusanu-t. /AP