75 Mall Live Search
08:32 / E Shtunë, 31 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

“Enzo lojtar fantastik, nuk di nëse ishte ndeshja e fundit te Benfica”

Është raportuar se Enzo Fernadez ka pranuar të bashkohet me skuadrën e Chelseas.

Skuadra e Benficas ka kërkuar 120 milionë euro për argjnetinasin dhe klubi londinez është i gatshë të paguaj këtë klauzol dhe të ofroj edhe 10 milionë euro bonuse, shkruan IndeksOnline.

Fernandez luajti plot 88 minuta mbrëm në humbjen 3-0 ndaj Bragas, dhe pas ndeshjes menaxheri i Benficas, Schmind komentoi largimin e argjentinasit.

“Nuk e di nëse kjo ishte ndeshja e fundit e Enzo, ai është një lojtar fantastik. Ndonjëherë në futboll ndodhin gjëra dhe lojtarët duhet të marrin një vendim… do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme”, deklaroi Schmind./IndeksOnline/