Nuk është vetëm Ronaldo, këta janë disa nga yjet e Al Nassr që dikur luanin në Evropë

Cristiano Ronaldo mbrëmë u zyrtarizua te skuadra arabe, Al Nassr.
Portugezi nuk është futbollisti i vetëm i cilu u transferua te skuadra arabe, pasi aty luajnë edhe disa yje të tjerë që më heret luanin në futbollin evropian, shkruan IndeksOnline.
Al Nassr udhëhiqet nga trajneri francez, Rudi Garcia, i cili më herët drejtoi skudrat e njohura evropiane si Lille, Roma, Marseille dhe Lyon.
Ronaldo partner kryesor në sulm do ta ketë futbollistin nga Kameruni, Vicent Aboubakar, i cili ka luajtur për Porton dhe Beshiktashin.
Pjesë e Al Nassr janë edhe dy brazilianët e njohur Anderson Talisca dhe Luis Gustavo.
Po ashtu në ekipin arab luajnë edhe mbrojtësi spanjoll Alvaro Gonzalez dhe portieri columbian, David Ospina./IndeksOnline/