75 Mall Live Search
20:05 / E Shtunë, 31 Dhjetor 2022 / AR

Ku do e presin ndërrimin e motmoteve artistët e njohur kosovar

Nata më e gjatë e vitit, që njihet si festa e ndërrimit të motmotit, i gjen artistët kosovar me angazhime të shumta.

Thuajse të gjithë festojnë në mënyra, vende dhe ambiente të ndryshme. 

Për shkak të kërkesave të mëdha nga publiku për t’i pasur edhe në këtë datë të veçantë, shumica e artistëve e festojnë ndërrimin e motmoteve në klube duke performuar për fansat e tyre.

Indeksonline ka listuar disa nga emrat më me nam në Kosovë të cilët do të kujdesën që këtë natë të krijojnë atmosferë dhe ta keni gjatë në mendje.

Tayna do të këndojë për vitin e ri në Zvicër. Meda ne New York. Vjollca Haxhiu në Shkup. Yll Limani në Tiranë. Ledri Vula e Era Istrefi do të përformojnë bashkë në Zvicër. Buta në Durrës. Kida në Tiranë. Labinot Tahiri në Amerikë dhe reperi Bardhi në Korçë.

Ndërsa Azet e 2Ton kanë vendosur që këtë natë ta festojnë bashkë me familjarët e tyre./Indeksonline/