75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / AR

Kim tregon flokët e saj të vërtetë, dëshpëron me pamjen

Vajza e Kim Kardashian, North West ka filmuar një  video në Tik-Tok ku zbulon flokët e vërtetë të nënës së saj.

Në video nënë-bijë shfaqen duke kënduar së bashku, por në sy kanë rënë flokët e Kim-it. Në klip 42-vjeçarja shihet e ulur në shtratin e saj me pizhame, pa grim dhe flokë të shkurtra.

Flokët e vërtetë të yllit televiziv pa paruke apo të stiluar dukeshin shumë më të hollë dhe më të thatë. Shumë fansa reaguan ndaj pamjes së saj , ku shumë  shprehën keqardhje për humbjen e flokëve të saj origjinalë.