Ia shqeu buzën ‘Pitbulli’, pas dy vitesh modelja e njohur rikthen buzëqeshjen

Modelja e famshme, Brooklinn Khoury, i është nënshtruar dhjetëra operacioneve pas kafshimit në buzë nga qeni ‘Pitbull’.
23 vjeçarja e cila është modele dhe influencere e kompletuar, iu ndryshua jeta totalisht pas këtij sulmi i cili ka ndodhur dy vite më parë, transmeton Indeksonline.

Pas shumë përpjekjeve, asaj i është rikthyer buzëqeshja.
Edhe pse ka ndikuar në mënyrë drastike në pamjen e saj fizike, në karrierë e shëndetin mendor, Brooklinn rikthej buzëqeshjen.
Asaj i është dashur më shumë se një vit që të gjente një mjek i cili do ishte i gatshëm ta operonte gojën e saj.
Procedura ishte e suksesshme dhe sot buzëqeshja e Brooklinn është po aq e ëmbël./Indeksonline/