Familja nga Podujeva që 3 vite në pritje të drejtësisë

29 maji i vitit 2019 ishte i rëndë për familjen Humolli nga Podujeva. Merita e Bujar Humolli prisnin të bëhesh prindër të një vajze, por një aksident i rëndë ua preu ëndrrën dhe planet e tyre.
Një aksident i rëndë që ndodhi mëngjesin e 29 majit në magjistralen Podujevë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Vranidoll i shkaktoi lëndime të rënda Merita Humollit dhe bëri që ajo të humbas fëmijën në muajin e shtatë të shtatëzanisë.

Gjithçka ndodhi kur shoferi i veturës Mercedes u fut në tejkalim me shpejtësi të madhe duke e goditur veturën e Meritës në drejtimin e saj.
Familja nga Lupçi i Podujevës kanë thënë për Indeksonline se nuk janë thirrur më asnjëherë nga organet e drejtësisë për këtë rast dhe se nuk dinë asgjë për fatin e shoferit që iu shkaktoi dhimbje të madhe.

Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar me Gjykatën Themelore.
Në njoftimin e dhënë thuhet se shoferi me inicialet I.M ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me dënim me burg 10 muajsh.

Themelorja njofton poashtu se lënda për kompenzimin e familjes Humolli është në pritje të radhës për shqyrtim dhe se e njëjta do trajtohet kur t’i vije radha./Indeksonline/