Macja me pasuri 97 milionë dollarë

Olivia Benson, macja e Taylor Swift, është kafsha e tretë shtëpiake më e pasur në botë.
Olivia ka një pasuri 97 milionë dollarë. Lista është përgatitur duke analizuar Instagramin dhe pagesën e mundshme për postim në rrjetet sociale.

Ajo renditet e treta në listë, pas pastorit gjerman Gunther VI (me pasuri $500 milionë) dhe maces Nala ($100 milionë).

