75 Mall Live Search
21:01 / E Enjte, 05 Janar 2023 / B O

Princi Harry: Kam vrarë 25 talebanë në Afganistan, i kam konsideruar si gurë shahu…

Princi Harry ka zbuluar se gjatë turneut të tij të dytë të detyrës në Afganistan ai vrau 25 talebanë. Duke folur në librin e tij të ri “Spare” për kohën kur ishte në Afganistan, Duka i Sussex shkruan se ai “nuk i mendonte talebanët si njerëz, por si gurë shahu që arriti t’i eliminonte nga tabela e shahut”.

Madje sipas Telegrafit dhe asaj që raporton Daily Mail, Princi Harry thekson se “nuk ishte një numër që më mbush me kënaqësi, por as nuk më vë në siklet”. Kjo është hera e parë që djali i dytë i mbretit Charles III flet hapur për numrin e talebanëve që ai vrau gjatë shërbimit në zonën e luftës në Afganistan.

000_DV289109

Dhe e gjithë kjo ndërkohë që beteja e tij ligjore me Ministrinë e Brendshme Britanike është në vazhdim. Kujtohet se ministria britanike vendosi të mos sigurojë mbrojtje të plotë policore për Harry dhe familjen e tij kur ata të vizitojnë Britaninë e Madhe.