Digjet një hotel në Rugovë (VIDEO)

Një hotel është djegur sonte në Rugovë.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se një hotel është përfshirë nga flakët, teksa akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha për Indeksonline se policia është njoftuar mbi incidentin rreth orës 19:55 dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve.
Zjarrfikësit janë duke punuar akoma në shuarjen e zjarrit.
Gashi thotë se akoma nuk është bërë raporti final mbi shkaqet dhe dëmet e shkaktuara nga zjarri.
Indeksonline sjell pamje nga vendi i ngjarjes.