75 Mall Live Search
19:45 / E Premte, 06 Janar 2023 / MSH

Pas bllokimit të rrugës Shtërpcë-Prevallë, serbët lokalë ndezin zjarr në mes të rrugës!

Banorët serbë të Shtërpcës kanë bllokuar rrugët, pasi dy persona u plagosën sot gjatë ditës.

Ata kanë bllokuar rrugët me vetura së pari.

Ndërkohë, Indeksonline raporton se në rrugë janë vendosur edhe drunj dhe janë ndezur zjarre.

Indeksonline njofton se, përveç rrugës që të çon për në Prevallë, banorët e Shtërpcës kanë bllokuar edhe rrugët për në Brezovicë, ato kryesore dhe rrugët alternative./Indeksonline/