Sveçla për sulmin në Shtërpcë: I papranueshëm, do të denohet sipas ligjeve në fuqi

Ministri i brendshëm Xhelal Sveçla ka reaguar për sulmin ndaj dy qytetarëve serb.
Sveçla, sulmin e konsideroi si të papranueshëm, duke pohuar se autori do të përballet me ligjet e Kosovës.
“Ky është një sulm i papranueshëm dhe do të denohet sipas ligjeve në fuqi. Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin. Ne jemi të përkushtuar që të ruajmë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës”, ka thënë Svecla.