75 Mall Live Search
11:21 / E Shtunë, 07 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Zëdhënësi i VV-së: Serbia dhe Rusia / Me profile fake me emra shqiptarë lavdërojnë sulmin e djeshëm në Shtërpcë

Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Arlind Manxhuka ka publikuar disa mesazhe të bëra në rrjetet sociale rreth rastit të plagosjes së dy serbëve në Shtërpcë.

No photo description available.

Postimi i plotë në Facebook:

Kjo është lufta me fake news që Serbia në koordinim me Rusinë po bëjnë ndaj Kosovës.

Me profile fake me emra shqiptarë lavdojnë sulmin e djeshëm ndaj dy qytetatëve të komunitetit serb duke tentuar të krijojnë kinse atmosferën anti-serbe në Kosovë.

Por, mbrëmë në kohë reale, institucionet jo vetëm që kanë bërë reagime por edhe personi është tashmë duke u  trajtuar nga drejtësia.

Fake news nuk kalon!