Pritje të tejzgjatura në Merdarë, pika kufitare te Dheu i Bardhë – e lirë

Teksa mërgata tashmë është nisur për rrugë, pika kufitare në Merdarë është duke u ballafaquar me kolona tri kilometërshe dhe pritje deri në tetë orë.
Ndërkohë, pika kufitare te Dheu i Bardhë është e lirë.
Pritjet aty po zgjasin jo më shumë se një orë, teksa kolona është vetëm 150 metra.
Indeksonline raporton se mërgata është duke hasur në kolona jashtëzakonisht të mëdha edhe në dalje të Serbisë, saktësisht në pikat kufitare Serbi-Kroaci ( 4 kilometra), dhe Serbi-Hungari (12 kilometra).

