75 Mall Live Search
11:59 / E Diele, 08 Janar 2023 / MSH

Nënë e bir bënë namin me vjedhje nga vila që pastronin në Tiranë, Policia u gjen 400 mijë euro në banesë

Vijon opeacioni për nënë e bir që dje ranë në prangat e policisë në Tiranë, pasi bënë “kërdinë” me vjedhje në shtëpinë që punonte si sanitare.

Në pranga ra Rozeta Dobi 49 vjeçe dhe Havier Dobi, 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë.

Policia ka vijuar aksionin dhe bëhet me dije se gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar “Inside”

Gjenden dhe sekuestrohen edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir).

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.