Superkupa e Spanjës, Federata do të përdorë offside gjysmë automatik

Federata e Futbollit Spanjoll, ka vendosur që në ndeshjet e SuperKupës të përdoret teknologjia e offsidit gjysmë automatik.
Kjo teknologji është përdorur nga FIFA në Botërorin e fundit dhe nga UEFA në Ligën e Kampionëve , por që nuk është përdorur kurrë në garat e brendshme, transmeton IndeksOnline.
Aplikimi i offside gjysmë automatike do të vihet në praktikë në tre ndeshjet e Superkupës , me një teknologji shumë të ngjashme me atë që u përdor në Botëror dhe që u vlerësua pozitivisht . Nisma do të prezantohet para mediave mesditën e së martës, para seancave të para stërvitore zyrtare.
Asnjë kampionat vendas nuk e ka përdorur deri tani offside gjysmë automatike , edhe pse Italia është e vendosur ta zbatojë atë në Serie A./IndeksOnline/
