75 Mall Live Search
13:28 / E Diele, 08 Janar 2023 / MSH

Përfundon protesta në Shtërpcë, policia liron rrugën për qarkullim

Protesta e mbajtur sot në Shtërpcë, pas plagosjes së dy të rinjve, ka përfunduar.

Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka lajmëruar se rrugët e bllokuara për këtë protestë janë liruar.

Në të njëjtën kohë, bëhet e ditur se nuk pati incidente.

“Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente. Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë është e lirë për qarkullimin e automjeteve” thuhet në njoftimin e policisë.