75 Mall Live Search
11:01 / E Hënë, 09 Janar 2023 / B O

Duka në konferencën me Rejan e Sylvinhon, ja deklaratat e tyre

Në ditën e sotme është prezantuar trajneri i ri i Shqipërisë. Sylvinho ka dalë para gazetarëve për të dhënë konferencën për shtyp dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të para si tekniku i kuqezinjëve.

Braziliani do të marrë në këtë aventurë të re edhe Zabaletan si krahun e tij të djathtë. Fillimisht ishte trajneri Reja që foli për t’i lënë stafetën Sylvinhos.

“Jam shumë i emocionuar tani, por çdo rrugëtim ka një fund. Kemi parë rreth 40 lojtarë, kemi marrë rezultate të mira. Për një pikë mund të kalonim në eliminoret e Botërorit. Erdha dhe gjeta një ekip që nuk kishte as krye dhe as fund. Kam bërë gjithçka vetëm për Kombëtaren. Po largohem, po lë mbrapa një pjesë të zemrës sime. Dua të falënderoj Dukën që më dha këtë mundësi”, tha Reja.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu. Synimi im është ta çojmë këtë ekip sa më lart dhe të marrim rezultatet më të mira. Më bindi projekti” ka thënë Sylvinho./Indeksonline/