A po ndodhë lëvizje e elektoratit në Kosovë? Ish-deputetja e VV-së dhe PSD-së aderon në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës është gati të bëj aderimin e radhës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina do t’i bashkohet partisë së Lumir Abdixhikut.
Pantina ishte deputete e Vetëvendosjes në periudhën e pestë legjislative nga viti 2014 deri në vitin 2017.
Madje, deputetja nga Gllareva e Klinës ishte mjaft e zëshme dhe aktive me veprimet e saj edhe në kohën e gazit në Kuvend.

Pantina ishte pjesë e grupit të deputetëve të Vetëvendosjes që braktisën këtë parti për të kaluar më pas në subjektin e ri, PSD që drejtohej nga Shpend Ahmeti.
Muaj më parë, LDK i mori Vetëvendosjes deputeten Doarsa Kica-Xhelili që përbënte rastin e parë në politikën kosovare kur një deputete e pushtetit mori guximin të kalonte në opozitë./Indeksonline/