Përfundon takimi i Kurtit me kryetarët e komunave, ëmbëlsohet kryeministri

Pas më shumë se 3 orë, ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me kryetarët e komunave të Kosovës.
Pas përfundimit të takimit, të njëjtit kanë vazhduar për koktej rasti. Në pamjet e Indeksonline shihet teksa Kurti ëmbëlsohet pak.

Kurti në këtë takim u shoqërua nga ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.


