75 Mall Live Search
17:21 / E Martë, 10 Janar 2023 / k.v

Policia: Personi i vdekur u gjet në objektin e shurdhmemecëve, hetimet në fazën fillestare

IndeksOnline raportoi pak minuta më parë për një person të gjetur pa shenja jetë në Mitrovicë.

Rasti tani është konfirmuar edhe nga zëdhënësi rajonal i policicë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ” Evlia Qelebia” brenda objektit të ” Shurdhmemecëve ” është gjetur pa shenja jete viktima i  moshës rreth  60 vjeçar”, ka thënë Zahiti për IndeksOnline.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit./IndeksOnline/